Krijuesi i shumë hiteve muzikore në industrinë shqiptare, Majk, ka kohë që nuk ka bërë ndonjë prurje të re teksa kujotjmë se projekti i tij i fundit ishte ‘Kcen’ i lansuar muaj më parë.
Duket se koha për projektin e ri nga ana e tij veçse ka ardhur e këtë gjë e bëri të ditur vetë artisti përmes profilit të tij në Instagram duke mos dhënë detaje tjera.
Natyrisht se pritshmëritë janë të mëdha nëse bazohemi në produktet paraprake me të cilat Majki korri suksese të jashtëzakonshme.
E se me kë do të bashkëpunojë sa i përket muzikës dhe videoklipit këtë herë Majki do të kuptohet shumë shpejt. /Prive.al/