Hitet nuk do të mungojnë këtë verë.
Këtë ua kemi thënë dhe do e rithemi sepse me hapjen totale, artistët janë aktivizuar si asnjëherë këto dy vitet e fundit.
Prodhimtari e re, publikim i krijimeve në të cilat është punuar gjatë pandemisë na presin në vijim.
E në mesin e këngëve, po vjen edhe bashkëpunimi mes Bardhit dhe Majk.
Dy aritstët e kanë lënë këtë të kuptohet përmes postimeve nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit, ditën e sotme.
Ata e kanë zbuluar nga InstaStory-t edhe ‘bombën’ që do jetë pjesë e videoklipit.
Fjala është për modelen e njohur Kejvina Kthella e cila i rikthehet në këtë formë pjesëmarrjeve në videoklipe pas një periudhe të shkëputjes.
View this post on Instagram
Ritëm, verë, bukuroshe në klip, dy emra të suksesshëm nga dy gjenerata të ndryshme. Presim se paskemi çka për të pa e për të dëgjuar! /Prive.al