Lyrical Son uron Bajramin bashkë me gruan dhe fëmijët

By

Reperi Lyrical Son ka uruar sot myslimanët për nder të festës së Fitër Bajramit.

Ylli i labelit PINT, ka publikuar dy fotografi me gruan e tij Gresën dhe fëmijët e tyre, derisa kanë shkruar – “Me fat Bajrami”.

Portreti familjar i Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, u pëlqye nga ndjekësit, e morri komente edhe nga kolegët e tij – përfshirë Capital T.

Përndryshe, Lyrical Son bashkë me MC Kreshën, para pak javësh kanë publikuar video projektin muzikor “Anija Kozmike”.

Kënga, e cila është pjesë e albumit të fundit “1618” ka mbledhur afro 400 mijë klikime në YouTube.

Artikuj të ngjashëm