Në familjen e prezantueses Einxhel Shkira, sot ka festë!
Kjo, pasi nëna e saj sot feston ditëlindjen dhe një urim i veçantë nga Einxhel nuk kishte se si të mungonte.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Einxhel shkroi fjalët më të veçanta për të.
Në mesin e fjalëve të saj, Einxhel i uroi që bebi të trashëgojë jo vetëm bukurinë por edhe mirësinë e shpirtit të saj.
“Edhe pse sot është hera e fundit që ti feston thjesht si nënë ditëlindjen, ajo është gruaja më e lumtur në botë që vitin e ardhshëm, dashtë Zoti do e festojë si gjyshe me nipin e saj në krahë. Kjo ka qenë ëndrra e saj më e madhe jo vetem e imja. Ky ka qenë meraku saj dhe ja tani që po i plotësohet, po harron çdo shqetësim dhe ndihet më mirë se kurrë. Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës për të,” shkroi ndër të tjerash Einxhel.
Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë. /Prive.al