Reperi kosovar Lumi B, gjithmonë ka qenë më i shëndoshë e kjo i ka shkuar shumë karakterit të tij tejet simpatik.
Por ne s’e paskemi ditur që miqtë e tij nga estrada, kanë pasur një nofkë për Lum Berishën e grupit KAOS.
Kjo u zbulua pasi Lumi publikoi një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shihet i mbuluar nga djersët pas një performance në koncert.
Madje, një detaj interesant kjo ko fotografi, është se në bluzën e tij ngjyrë hiri, djersët e rëna kanë formuar hartën e Shqipërisë etnike.
Por ajo që është më epike në këtë mes, pa dyshim është komenti i këngëtares Afërdita Dreshaj.
Duke e parë se Lumi është dobësuar e ka hequr ca kilogramë, ajo i shkruan: “Tani je një Haribo i dobët”?, e që lë të kuptohet se reperin e paska thirrur Haribo. /Prive.al