Fituesi i edicionit të dytë të formatit më të ndjekur televiziv Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu ka vënë ndjekësit e tij në mëdyshje se mund të ketë ndryshuar profesion, duke kaluar në stomatologji.
Por, jo!
Ani pse ai u pa duke ia rregulluar dhëmbët të dashurës së tij, me të cilën u njoftua përgjatë periudhës në BBVK2, Kaderin – për Prive, Lumbardhi tregoi se imazhet e ndara janë pjesë e një marrëveshje marketingu dhe se nuk ka të bëjë me diçka serioze mbi profesionin e tij.
Dyshja, Lumbardh dhe Kader po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre që prej daljes nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, derisa dhe interesi i fansave për çiftin vijon të mbetet i lartë.
Aktualisht, Lumbardhi po qëndron në Kosovë, dhe shumicën e kohës me Kaderin pranë, dhe këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë e përbashkëta që ata ndajnë në rrjetet sociale.