Balada e Florit në festivalin ‘Kënga Magjike’ që prej momentit të parë të publikimit u pëlqye jashtëzakonisht shumë.
Edhe kolegët e këngëtarit shpërndanë ‘Me fjalë të vogla’ duke shprehur përshtypjet e tyre pozitive.
Megjithatë, kënga tani po përmendet edhe nga politikanët. Gjatë një debati televiziv me Eni Vasilin, lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha i është referuar baladës së Florit duke deklaruar ‘të flasim me fjalë të vogla siç thotë Flori Mumajesi’.
Kjo i ka pëlqyer këngëtarit që ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram sekuencën e shkëputur nga intervista. /Prive.al/