E vogla e motrave Mustafa, Lulja, këtë vit shënoi arritje personale në ngjitjen drejt sukseseve në karrierë me projekte solo.
Por, pas këngëve si ‘Më ka marr malli’, Lule Mustafa ka vendosur që për projektin e ri t’i bashkojë forcat.
Prive.al nga burime pranë këngëtares ka arritur të mësojë se Daim Lala është i përzgjedhuri i këngëtares.
Krijuesi i projekteve muzikore me miliona klikime dhe e vogla e motrave Mustafa tashmë projektin e kanë gati të finalizuar dhe pritet ta publikojnë brenda disa javëve.
Pritshmëritë për suksesin e këtij projekti thuhet se janë të mëdha. /Prive.al/