Lule e unaza! Çka po feston sonte ‘Republika’ e ‘Çka ka shpija’?

By

Dihet se prej kohësh, aktorja Teuta Krasniqi e njohur në rolin e Republikës në serialin “Çka ka shpija” është në një lidhje dashurie.

Por, kjo lidhje u vu në shënjestër sonte sërish nga disa postime të “Blikës”.

Aktorja postoi një tufë lulesh dhe dy unaza duke bërë që të dyshohet.

Propozim? Fejesë? Martesë! Asnjëra nga këto por vetëm festë!

Prive.al u interesua dhe kuptoi se në fakt ajo sot shënon tre vjetorin e lidhjes të cilin partneri Agoni, është përkujdesur që ta bëjë goxha më special.

Një hap i ri në lidhje mund të mos jetë i largët por të paktën tani për tani, nuk ka ndodhur ende! /Prive.al

Pse u 'zhduk' "Republika" e 'Çka ka shpija' nga Instagrami?

Artikuj të ngjashëm