Moderatorja e njohur shqiptare e kohëve të fundit si këngëtare, pas publikimit të përpunimit të këngës së TNT “Moj bjondinë më sytë e zi”, na la të kuptojmë se ajo iku për pushime.
Me një foto të publikuar në Instagram ku duket shumë në formë me bikini të zeza, duke pozuar në Maldive, i la të gjithë ndjekësit e saj të mendojnë se ajo nisi pushimet.
Por kjo doli të jetë një foto e vjetër nga pushimet e kaluara që ajo bëri në Maldive, sepse Luana pastaj postoi një foto ku shihet duke pozuar në studio muzikore ku po punon edhe me Fifin. Ajo në postim shkruan:
“Ç’është e vërteta…këtu kanë qenë Maldivet e mia së fundmi.” /Prive.al