Luana Vjollca nuk do e kufizojë veten vetëm në moderim emisionesh dhe këndim.
Vjollca që tani për tani po merr shumë vëmendje si udhëheqësja e spektaklit “Shiko kush luan” në Top Channel të Shqipërisë, ka bërë një njoftim gjatë emisionit të së shtunës.
Moderatorja ka rrëfyer se shumë shpejt, në tregun shqiptar do e lansojë linjën e saj të parfumeve.
Kjo iniciativë e saja ka mbetur mistike tani për tani sepse ajo s’ka dhënë shumë detaje, por parfumi me siguri do e mbajë emrin e saj. /Prive.al