Ditën e djeshme, një këngëtare e dalë prej spektakleve të talentëve, Xhesika Polo, mori pak vëmendje mediatike falë një deklarate të bërë.
Në ‘Thumb’ ajo prezantuesen Luana Vjollca e konsideroi si këngëtare të vetëquajtur duke i kontestuar aftësitë në këtë fushë.
E duket se ky koment nuk është kapërdirë pa të paktën një koment nga ana e bukuroshes e cila ndonëse shpesh në shënjestër të kritikave, kësaj here nuk e ka lënë pa i thënë disa fjalë.
Përmes rrjetit social Instagram, Luana është shprehur:
‘Sa vend i vogël jemi. Sa mllef e urrejte për njëri tjetrin kemi! Sa gjynah jemi’.
Shpresojmë që ky fërkim mes dy vajzave të përfundoj me kaq. /Prive.al/