Luana Vjollca e hoqi këtë skenë nga klipi i ri, por pse?

By

Ditë më parë ajo publikoi videoklipin e saj më të ri, në një këngë në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin.

Dhe thuajse si gjithmonë, Luana Vjollca vendosi të dukej shumë seksi në skenat e këtij video-spoti muzikor, megjithatë, ca sekuenca qenkan larguar.

Për këtë ka treguar vet këngëtarja e moderatorja, pasi në Instagramin e saj publikoi një video ku shihej duke vallëzuar, e për një moment në skenë ndërhyn grimerja Sellma Kasumoviq.

Siç duket kjo pjesë paska qenë e paraparë që të futej në klip, megjithatë Luana për arsye të panjohur ka vendosur që ta eliminojë nga produkti final.

Kënga e saj me Ramadan Krasniqn, vjen pas publikimit të projektit të saj solo “Bollu bo tu vujt”, ndërsa me një emër të njohur të muzikës popullore kjo s’është hera e parë që Luana ka bashkëpunuar, sepse kujtojmë që më herët ajo solli këngë me Bujar Qamilin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm