Prezantuesja Luana Vjollca krijoi sërish lajm me aludimet mbi ndarje të mundshme nga Krenari.
Si shkas për këtë, u tha se nuk dyshja nuk ndiqen më nga njëri-tjetri dhe Krenari ka munguar në ditëlindjen e Luanës, me datë 2 shtator.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Burime për Prive.al kanë konfirmuar se çifti janë bashkë dhe të lumtur.
Vetëm pak ditë më parë, ata u kthyen nga pushimet e përbashkëta, pak para ditëlindjes meqenëse 1 shtatori duhej ta gjente prezantuesen në punë, në përgatitjet e nisjes së sezonit të ri televiziv.
Në të njëjtën kohë, Krenari mbetet shumë i angazhuar në jetën në Tiranë ku është zhvendosur pothuajse me kohë të plotë me shtëpi dhe biznese.
Shumë zhurmë për asgjë, sërish. /Prive.al