Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Luana Vjollca, ndodhet me pushime në Sardine të Italisë.
Ndonëse pak ka prezantuar imazhe nga pushimet e saja, asaj i ka ndodhur diçka që nuk mund të mos e ndante me publikun dhe miliona ndjekësit që ka në Instagram.
Vjollca që po hante darkë në Itali, papritmas kur ka marrë bukën për ta ngrënë, korja e saj është çarë saktësisht në formën e hartës së këtij vendi të bukur evropian.
Nëse sheh me kujdes atë që ka publikuar Luana dhe e krahason me hartën e Italisë, e vëren që ndryshimet janë të pakta dhe kjo copë buke i ngjanë shumë demarkimit italian. /Prive.al