Shumë shpejt të shtunat në Top Channel do të kenë emrin Luana Vjollca, por kjo nuk po e penalizon që të promovoj një prodhim televiziv të TV Klan.
Por, suporti i saj normalisht që i tejkalon logot televizive pasiqë mbështetja i adresohet motrës , Marina Vjollca.
Kjo e fundit ka të rezervuar fundjavën, përkatësisht të dielën në ora 20:00, ku formula e saj është e konceptuar vetëm me muzikë, ku sipas disa burimeve pranë ekipit që po punon në këtë projekt, do të jenë në garë këngëtarët profesionistë me ata amatorë, ku do të gjykohen nga një juri.
Mbetet të shihet formula që do të na sjell Luana në Top Channel, nëse do të kthehet në rivalen e motrës që tashmë përfaqëson TV Klan./Prive.al