Në këto ditë të karantinës, pashmangshëm dinamika ka ndryshuar edhe për prezantuesen Luan Vjollca.
Ajo është mbyllur në shtëpi duke iu përmbajtur me përpikmëri rekomandimeve shtetërore për parandalim e përhapjes së coronavirusit.
Luanën kjo e ka afektuar edhe në aspektin profesional sepse në këtë kohë, ajo supozohej të niste me formatin ‘Take Me Out’, i sjellë për herë të parë në ekranet shqiptare.
Nuk dihet se a do të nisë këtë sezon ky program mirëpo për një tjetër detaj, nuk ka dilema – atë se çfarë do të bëj Luana pas karantinës.
Në Instagram, prezantuesja ka ndarë një fotografi nga arkivat ku shfaqet në aeroport me një ‘mal’ valixhes pranë saj.
‘Unë pas karantinës’ – shprehet Luana duke lënë të kuptohet se do i rikthehet udhëtimeve posa kjo periudhë e vështirë të mbarojë. /Prive.al