Projekti më i ri i këngëtares së njohur, Enca Haxhia, siç edhe pritej ka kaluar tashmë edhe kufijtë shqipfolës duke depërtuar kështu mjaft mirë edhe në tregun Zvicerian.
Duke ditur numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë atje, kjo mund të jetë edhe një ndër arsyet e kësaj renditje por sidoqoft ajo ka arritur të hyjë në mesin e ‘Megahiteve’ të kësaj periudhe të paktën në platformën muzikore Spotify.
Kujtojmë se pas nënshkrimit me Universal Music ky është projekti i parë i lansuar nga këngëtarja teksa shumë shpejt do të vijnë edhe disa produkte të tilla me të cilat Enca synon hapur tregun ndërkombëtar e më konkretisht atë Europian. /Prive.al/