Në dy javë nga lançimi u bë hit që këndohet përmendësh nga të gjithë.
Kënga ‘Love me’ që bëri diferencën për shkak të xhirimit me telefona të mençur duket se nuk e ka vetëm këtë veçori.
Ky krijim muzikor po del të jetë i vetmi që së fundmi ka thyer kufijtë kombëtar duke arritur dëgjueshmëri edhe në shtete të huaja.
Kjo sipas Shazam Charts që këngën e Elvana Gjatës në bashkëpunim me Brunon e rangon të gjashtën në listën e këngëve më të dëgjuara në Monako.
Ky sukses i këngëtarëve është diçka për tu vlerësuar sepse dëshmon që edhe një herë Elvana ka ditur të godas në shenjë. /Prive.al/