VJEN ‘HOLLA’ NGA TUNA E COZMAN

By

Dy vjet më parë, kur tashmë edhe publikisht ishin çifti më i ri në estradë, Tuna dhe Cozman  bashkuan forcat në aspektin artistik duke sjellur duetin e përbashkët te titulluar ‘Fenix’. Brenda një periudhe të shkurtër, ky krijim muzikor morri trajtën e një himni që dëgjohej në çdo veturë, lokal e klub të natës.

Duket se suksesi i jashtëzakonshëm i kënges bëri që dyshja të punojë goxha në mënyrë që projekti pasues në mos më i mirë, të ketë suksesin e njejtë me atë të vitit 2013.

‘Holla’ që sapo është lançuar për publikun u realizua nga një ‘armatë’ njerëzish që gjithçka të jetë realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Me tekst të vetë reperit dhe Mozzik, këngë të punuar nga Zzap n’Chris e beat të Dujës e Str8 Fyia, ‘Holla’ padyshim se garon për primatin e hitit veror të 2015-tës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm