Më 14 shtator, Prive zbuloi se futbollisti i njohur kosovar dhe gruaja e tij Monika janë sërish në pritje të ëmbël.
Monika, bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare është shtatzënë dhe një gjë të tillë e ka zbuluar vetë përmes një postimi në rrjete sociale me barkun e rrumbullakosur krah Lorikut.
Katër vite pas ardhjes në jetë të Bojkenit, familja është gati që të shtohet.
Planet për zgjerim të familjes, Loriku i kishte thënë vitin e kaluar në intervista për televizionet shqiptare me ç’rast ishte shprehur se ka dëshirë që të bëhen me një vajzë të cilës i kanë gjetur edhe emrin, Enkelejda.
E tani dyshja kanë bërë publike edhe gjininë e bebes, dhe ata po presin një vajzë. Bojkeni i vogël tani do bëhet vëllai i madh i familjes.
Lajmin e ka bërë publik Monika me anë të një postimi në Instastory, në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar “Është vajzë.” /Prive.al