I pensionuar nga futbolli, ai është në kërkim të aventurave të reja.
Përveç se po kalon kohë të bukur me familjen e tij, gruan Monikën dhe djalin Boikenin, Lorik Cana po përgatit diçka për publikun.
Kjo është treguar nga aktori Sevdai Radogoshi nënjë video që Cana ka publikuar në Instagram, bashkë me komedianin e njohur kosovar.
“Shihemi së shpejti me projekte të reja surprizë”, thotë Sevdaiu në videon e publikuar nga Cana, i cili këto ditë ndodhet në Prishtinë. /Prive.al