Futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana, ka qenë në udhëtim për një javë përtej oqeanit duke munguar në familje të tij.
E kjo mungesë është vënë re nga bashkëshortja e tij dhe djali. E për ti treguar gjithë dashurinë që kanë, ata përgatitën një surprizë.
Bashkëshortja e tij Monika ka porositur një ëmbëlsirë për Canën, gjë që i ka pëlqyer tej mase e madje e ka ndarë edhe me miqtë e tij në Instagram.
Përpos që zbuloi këtë surprizë, Loriku i shprehi sërish dashurinë gruas së tij./Prive.al