Lori ka paralajmëruar album për dasma.
Shumë prej këngëve do të jenë të shoqëruara me video.
Këtë lajm e zbuloi vetë këngëtarja përmes postimeve në rrjete sociale, duke bërë me dije se bashkëpunëtoret për këtë album janë Aida dhe Armend Rexhepagiqi – ata me të cilët punon tash e një kohë të gjatë.
Lori ndau pak atmosferë për fansat e saj, nga shesh-xhirimi në Gjilan.
“Vetëm për gëzimet dhe dasmat tuaja”, ka shkruar këngëtarja nën video./Prive.al