Humbi shumë peshë për filmin e ri, George Clooney përfundon në spital

By

Katër ditë para se të niste punën e tij për filmin më të ri, George Clooney, u dërgua në spital me dhimbje të forta stomaku. Ai u diagnostikua me një problem serioz në pankreas, ndaj duhet të qëndrojë për disa ditë i shtruar në spital.

Aktori 59-vjeçar ka humbur gati 11 kilogramë për shkak të rolit të tij në filmin e ri si mbijetues i një katastrofe globale dhe mendon se dieta e tij mund të ketë ndikuar në sëmundje.

Përveçse humbi kile për rolin e tij, aktori nuk duhej të rruante as mjekrën, gjë që nuk është shumë e zakontë për të.

Artikuj të ngjashëm