Ka disa ditë që zëra të ndryshëm kanë qarkulluar për pasardhësen e Top Medias, Lori Hoxhës dhe prezantuesen Luana Vjollca.
Mediat e ndryshme kanë informuar se Lori, nuk e do Luanën në sezonin e ardhshëm televiziv, për arsye se e konsideron Vjollcën si prodhim të Top-it e ndërsa prezantuesja po e shfrytëzon imazhin e fituar nga ky medium për karrierën e saj si këngëtare.
Por pavarësisht këtyre fjalëve, të dyja janë shfaqur afër njëra-tjetrës në një event në Tiranë dhe madje një fotografi të përbashkët e ka postuar Lori në llogarinë e saj në instagram.
Çka po ndodh mes tyre realisht, janë apo nuk janë të sakta zërat që qarkulluan, do e heq apo do e mbaj Lori-Luanën në strofullën e saj e shohim në sezonin që vjen./Prive.al