Trashëgimtarja e Top Media, Lori Hoxha ka një lidhje goxha të gjatë dashurie prej gjashtë vjetësh me Vis Bajraktarin.
Por ajo s’ka treguar asnjëherë se si nisi lidhja mes tyre dhe ku ishin takuar ata të dy.
Gjatë një interviste në emisionin “You & me” në NRG Radio, Lori ka treguar se ajo dhe Visi janë njohur në shkollë, aty ku nisi miqësia e tyre e më pas dashuria.
“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë”, ka thënë Lori, raporton Xing.Al.
Dyshja që janë prej vitesh bashkë, së fundmi janë bërë titull media ngase ka thashetheme se këtë vit ata do hedhin hapin drejt altarit e dashurinë do e kurorëzojnë me martesë. /Prive.al