Loredana publikon sot këngën e saj të re, ja kujt ia dedikon

By

Ajo ishte qendra e vëmendjes muajin e kaluar, sepse ajo u akuzua për mashtrim dhe zhvatje të një çifti zviceran. Edhe pse ajo është ende nën hetime kjo nuk e ka ndalur artisten që të zhvillojë artin e saj.

Më pak se një javë më parë, ajo përjetoi edhe humbjen e një të dashuri të familjes. Babai i saj ndërroi jetë, duke e lënë atë dhe familjen e saj shumë të pikëlluar.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve fatkeqe në jetën e saj, Loredana sot publikon projektin e saj më të ri i cili do të quhet “Labyrinth”.

Projektin e saj ajo ia dedikon babait të saj, duke shkruar në Instagram:

“Babë falënderoj Zotin që të paktën të la të shijoje fillimin e suksesit tim…e tani e tutje do i jap edhe një herë më shumë mund vetëm për shpirtin tënd. Pusho i qetë, unë do të të bëj krenar!” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm