Sonte do të nisë sezoni i 21-të i “Deutschland sucht den Superstar”, një shou këndimi në Gjermani, pjesë e jurisë të së cilit është edhe reperja nga Kosova, Loredana.
Ky sezon i ri do të ketë gjithsej 15 episdoe që do të transmentohen në kanalin RTL.
Në “Deutschland sucht den Superstar”, juria vlerëson kandidatët për performancën e tyre dhe këndimin.
Pas performancës që bën kandidati, anëtarët e jurisë vendosin se kush shkon në raundin tjetër dhe kush eliminohet.
Pos Loredanës, pjesë e jurisë janë edhe Dieter Bohlen, Beatrice Egli, Pietro Lombardi, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.