Reperja Loredana Zefi që prej muajit Maj kur shpërtheu skandali me çiftin zviceran është komentuar shumë për jetën e saj luksoze.
Shpenzimet në veshje e vetura iu atribuan parave të zonjës Petra megjithatë këto shpenzime marramendëse nuk po ndalen përkundër bllokimit të xhirollogarive dhe hetimit nga autoritetet e shtetit helvetik.
Mbrëmë, Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale ‘bishën’ më të re, një orë luksoze ‘Rolex’, tejet e shtrenjtë.
Vlera e kësaj ore tejkalon dhjetëra mijëra euro. /Prive.al