Këtë vit që po i vie fundi, ka qenë viti ku Loredana u përfol shumë, dhe jo vetëm për muzikën, mëmësinë dhe raportin me reperin kosovar Mozzik, mirëpo edhe për skandalin që ndodhi në Zvicër, ku u akuzua për mashtrim dhe zhvatje parash të ciftit zviceran.
Në shtator Loredana promovoi albumin e saj të parë “King Lori”, album të cilin e lëshoi në disa platforma digjitale.
Në promovimin e albumit të saj të parë pati festë të madhe. Derisa festa u organizua në Berlin, ajo pati edhe mysafirë nga Kosova. Kida, Dhurata Dora, Enis Bytyqi me bashkëshorten, ishin vetëm disa prej të famshmëve që u panë në promovimin e saj.
Në album, Loredana ka bashkëpunuar sërish me Mozzik por edhe më vëllanë e tij, Getinjon si dhe ka një këngë dedikuar vajzës së saj – Hanës.
Gjatë kësaj periudhe, ajo pati suksese dhe zhgënjime, mirëpo mbështetja e saj më e madhe ishin familja e saj dhe padyshim që edhe fansat.
Pikërisht për këta të fundit ajo ka bërë një dedikim të gjatë ku ka treguar se i do dhe se i falenderon.
“Kaq shumë gjëra kaluan gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’iu falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar reperja nën një video që ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram. /Prive.al