Tre ditë më parë, Prive.al zbuloi ekskluzivisht krizën mes Mozzik dhe Loredanës.
Ishin një varg indikacionesh nga sjellja publike dhe burimet e afërta me çiftin që konfirmuan një gjë të tillë.
E nuk është dashur shumë që të gjithë dilemat të largohen.
Ditën e sotme, Loredana feston ditëlindjen duke mbushur plot 24 pranvera. E lindur me 1 Shtator 1995, me të hyrë në muajin e vjeshtës kur akrepat shënuan orën 00:00 për artisten ishte përgatitur një surprizë nga miqtë. Një tortë vetëm me foton e Hanës, mbase për të përforcuar imazhin e një nëne të fortë ‘single’ ishte menduar nga miqtë për Loredanën.
Po Mozzik si (ish) burri i saj ku ishte në këtë pjesë?
Reperi i njohur përpos që ka munguar në këtë festë, nuk e ka parë të arsyeshme as ta urojë (ish) personin e zemrës në këtë ditëlindje të veçantë duke vulosur krizën mes çiftit. Ai ka postuar një ‘selfie’ ku shfaqet vetëm.
Se a bëhet fjalë për një hatërmbetje momentale apo ndarje përfundimtare, këtë mbetet ta kuptojmë me kohë, bashkë me arsyet që kanë dërguar në një situatë të tillë. /Prive.al