Loni Gashi më i dashuruar se kurrë!

By

Mbrëmja e kaluar ishte një natë e mbushur përplot me dashuri për njërin prej këngëtarve më të rinjë shqiptar.

Bëhet fjalë për Loni Gashin, artisti i cili vite më parë së bashku me Dhurata Ahmetajn ishin pjesë e labelit ‘Elephant’ me të cilën realizuan edhe disa këngë për të shkëputur më pastaj marrëveshjet e tyre.

E me marrjen e atij vendimi shkëlqimi i Lonit disi u zbeh teksa nuk u angazhua më aq shumë për projekte të reja.

Pavarësisht se me muzikën nuk i eci siç duhet sa i përket dashurisë artisti duket se ka gjetur shpirtin e tij binjak.

Të paktën kështu na thonë fotografitë e fundit të publikuara nga ai në Instagram ku shfaqin atë përkrah një vajze mjaft të bukur të quajtur Dea me të cilën u panë të kalonin disa momente të paharruara.

Se a është kjo e dashura e tij apo është thjeshtë ndonjë mikeshë e afërt këtë gjë më së miri mund të na vërtetojë vetë Loni. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm