KU U TAKUAN PËR HERË TË PARË DHURATA E ARGJENTI?!

By

Dhurata Ahmetaj javë më parë bëri rikthimin e saj të fuqishëm me këngën ‘Bone pa mu’ dhe së shpejti vjen edhe me projekte të tjera.

Gjatë gjithë periudhës së pauzimit nga skena muzikore këngëtarja pati përkrahje të pakushtëzuar nga personi i zemrës, Argjent Haradinaj.

Çifti që është në lidhje tash e një kohë duket se është mjaft i kujdesshëm edhe për datat dhe kujtimet e përbashkëta.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, Argjenti ka ndarë me ndjekësit e tij një moment mjaft të veçantë për të dhe Dhuratën. Vendi ku të dy janë takuar për herë të parë sipas imazhit të postuar ishte një kafene.

Ndryshe, çifti ditë më parë ka qëndruar në jugun e Shqipërisë për pushime në bregdetin e Jonit. /Prive.al/

Screenshots_2015-08-18-16-58-29

Artikuj të ngjashëm