Në familjen Haradinaj sot ka festë.
Lola dhe Daut Haradinaj i njohim si një nga çiftet më karizmatike, të martuar që disa vite tani, ata kanë dy fëmijë, Davidin dhe Trojën.
Djali i madh i familjes po feston ditëlindjen dhe mbushi plot 9 vite.
Me këtë rast, mami Lola, me anë të një postimi në Instagram emocionoi me fjalët që kishte shkruar.
“Unë kam një djalë, i cili është zemra ime. Një djalë i ri i mrekullueshëm, i guximshëm dhe i dashur dhe i fortë dhe i sjellshëm. David, urime ditëlindjen e nëntë bekimi im më i madh. Të dua për djalin që je, njeriu që do të bëhesh dhe biri i çmuar që do të jesh gjithmonë.” – shkroi ajo nën foton e Davidit, që publikoi në Instagram. /Prive.al’