Aktori amerikan Bill Cosby, është liruar nga burgu, pas një vendimi nga Gjykata Supreme e Pensilvanisë.
Socby 83 vjeçar, gjendej pas hekurave për shkak të akuzave për drogë, dhe për sulme seksuale.
Aktori u shpreh pas lirimit të tij: “Unë kurrë nuk kam ndryshuar qëndrim, gjithmonë e kam ruajtur pafajësinë time. Faleminderit të gjithë fansave, mbështetësve dhe miqve të mi, që qëndruan pranë meje gjatë kësaj sprove. Faleminderim të veçantë Gjykatës Supreme të Pensilvanisë, për mbështetjen e të së drejtës.
Sipas gjykatës, vendimi u mor si rezultat i një marrëveshjeje që Cosby bëri me një prokuror të mëparshëm, i cili do ta parandalonte atë të qëndronte më shumë.
Aktori ishte i dënuar, tre deri në 10 vite burgim, por u lirua pas dy vitesh.
Pasi u mor vendimi, zëdhënësi i Cosby falenderoi gjykatën, “Kjo është ajo për të cilën ne kemi luftuar, dhe kjo është drejtësia për Amerikën e Zezë. Kjo është drejtësia për të cilën ka luftuar Z. Cosby”.
Cosby, i cili u akuzua në vitin 2004, u dënua nga një gjykatës në shtator të vitit 2018. Gjykatësi Steven T. O’Neill, i cili dha dënimin tre deri në 10 vjet, tha në atë kohë, “Përmbi ligjin për shkak të vendit ku jetojnë janë të pasurit, dhe të famshmit”.
Cosby u urdhërua të paguante 25,000 dollarë brenda 12 muajve të parë, përveç kostos së ndjekjes penale. /Prive.al