Këngëtarja e njohur, Tuna, ka kohë që ka hyrë në pritjen e saj të ëmbël.
Kjo periudhë mjaft e rëndësishme e jetës po kalon në mënyrën më të mirë të mundshme për këngëtaren e cila herë pas here po merr informacione mbi shtatzëninë.
Këtë herë ajo është mahnitur nga një rast i cili ka të bëjë pikërisht me lindjet.
Një nënë me nënshtetësi franceze e cila po udhëtonte nga kryeqyteti i Guineas për në Stamboll lindi fëmijën e saj gjatë udhëtimit të saj me aeroplan.
Ky rast mjaft i rrallë e mahniti jo pak këngëtaren e cila artikullin e shkruar nga një portal i huaj e shpërndau edhe në profilin e saj duke u shprehur ‘Zoti të bekftë’. /Prive.al/