Linda thotë se ka puthur një vajzë në prani të bashkëshortit të saj

By

Debat i ashpër ka vazhduar të zhvillohet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në mes të Lindës dhe Bucit e Santianës.

Linda ka vazhduar të theksojë se mes Santianës e Bucit “ka diçka më shumë”, por se ata “po i privojnë gjërat” për shkak se janë në BBVK.

E për ta qetësuar situatën, ajo ka marrë një shembull sesi e kishte puthur një vajzë në një prej klipeve të saj, derisa burri i saj gjendej në prapaskena.

Ndërkaq, Buci i ka thënë Lindës se – “gjithçka çfarë ka ndodhur ka qenë në interes të lojës, ashtu siç ajo e ka puthur vajzën në klipin e saj për përfitime”.

Për më shumë debate, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm