Linda Halimi zbulon detaje nga njohja me bashkëshortin

By

Pjesëtarja e kastit të edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova, Lindita, përderisa po relaksohej në pishinën e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ka shpalosur pak detaje rreth një teme goxha të nxehtë.

Vite më parë, ajo ishte “kryqëzuar” nga publiku për nisjen e romancës së saj me rep artistin amerikan, Big D – më vonë, ky i fundit u bë bashkëshorti i Lindës, me të cilin ndan edhe vajzën, Kaimanan.

E pikërisht historinë e njohjes me të, Linda e ka ndarë me banorët gjatë mbrëmjes së sotme. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm