Këngëtarja e famshme kosovare Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë, megjithatë shtatzëninë e mbajti të fshehtë nga publiku.
Madje as nuk e ka dhënë vet lajmin se është bërë nënë.
Ajo dhe i dashuri i saj Davon Edwards, janë bërë prindër të një vajze ndërsa emrin ia kanë lënë tejet të veçantë.
Kaimana është emri i vogëlushes së çiftit, ndërsa si emër rrjedh nga gjuha havaiane që do të thotë “fuqia e oqeanit”.
Bashkëshorti i këngëtares njoftoi se shtatzënia e Lindës ka qenë e mirë dhe e shpejtë.
“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar t’ju njoftojmë se vajza jonë e parë erdhi në jetë. Jemi absolutisht në dashuri me të dhe mezi po presim ta dërgojmë në shtëpi”, ka thënë Edwrds.