Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion ka qenë e ftuar në emisionin “Thurje” në Top Channel në Shqipëri, i cili prej disa vitesh drejtohet nga moderatorja e njohur Jonida Vokshi.
Linda Halimi ka folur për pjesëmarrjen e saj në Festivalin Europian të muzikës, por përpara kësaj, ajo me siguri ka nervozuar moderatoren Vokshi, të cilën e ka ngatërruar me një tjetër.
Linda ka njoftuar fansat për këtë shfaqje të saj në televizion nëpërmjet një statusi në Facebook, ku në vend të shkruante Jonida Vokshi, përmendte Jonida Shehun, një tjetër moderatore.
“Më shihni në kanalin T, “Digitalb” në orën 21.00. Emisioni “Thurrje” me Jonida Shehun”, shkruan Linda, e cila pak më vonë është kritikuar nga komentuesit dhe e ka ndryshuar statusin, duke rregulluar kështu edhe gabimin e saj. /Lapsi.al/