Dyshimet për lidhjen e tyre nisën pothuajse një vit më parë. Mediat shqiptare u mbuluan nga titujt se Eni Koçi e reperi Genc Prelvukaj, tanimë përbënin një çift.
Të kontaktuar shpesh nga Prive, ata nuk e kanë pranuar e as mohuar se janë bashkë, por takimet e tyre e të kapurat mat s’kanë pasur të ndalur. Madje, publikuan edhe një këngë ku tregonin se sa mirë është të jesh në një lidhje.
Eni dhe Genci, të premten e kanë kaluar së bashku dhe ndonëse nuk nxorën fotografi të përbashkëta, ata ishin në një kopsht zoologjik dhe llogaritë e tyre në Instagram përbënin imazhe nga i njëjti vend.
Dyshja vizituan një kopsht zoologjik, dhe kanë publikuar një seri imazhesh me kafshët afrikane. /Prive.al