Lidhje dashurie me Ilda Bejlerin? Edhe deputeti i PD-së jep versionin e tij

By

Ai nuk ishte prononcuar asnjëherë, përderisa moderatoren Ilda Bejleri e kishin bombarduar me pyetje rreth lidhjes së saj me deputetin Klevis Balliu.

Është përfolur kaq shumë për një romancë mes tyre për një kohë relativisht të gjatë, mirëpo asnjëri as nuk e mohonte dhe as nuk e pohonte. Pas pas disa muaj që qarkullon ky lajm, Klevisi ka pushuar të gjitha zërat. I ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora Neës, deputeti i PD është shprehur se mes atyre lajmeve nuk ka asgjë të vërtetë, janë thjesht thashetheme. Ildën, ai shprehet se nuk e ka asgjë tjetër përveç se një mikeshë të mirë, raporton Bordo.al.

“Unë me Ildën jem miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme. E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, por nuk është ajo që raportohet”, është shprehur Klevisi.

Që të dy  po e mohojnë se një lidhje ekzison dhe ndoshta kjo duhet marrë si e vërtetë e mirëqenë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm