Nga emisioni “E diell” në Top Channel, Liberta Spahiut i ishte kërkuar që t’i bënte një dedikim Ledri Vulës.
Nëse nuk e keni ditur, ata të dy kanë qenë në të njëjtën shkollë bashkë dhe njihen që nga fëmijëria, prandaj Liberta kishte ca gjëra për t’ia thënë mikut të saj, sot një reper shumë i famshëm.
“Ledrin e njoh qysh nga shkolla fillore, Është dy vjet më i ri se unë dhe më kujtohet si sot se kush shkonim në mësim, gjitha vajzat e shkollës e prisnin Ledrin të vinte. Ai ka qenë simpatia e të gjithëve”.
“Ledri është super djalë i edukuar dhe gjithashtu shumë i qetë”, ka shtuar Liberta.
Në anën tjetër, komplimentet për Libertën, s’i ka kursyer as Ledri e cili e ka ngritur në piedestal moderatoren e Prive, duke thënë se ishte ndër vajzat më të bukura të shkollës dhe madje njerëzit përlesheshin për të!
“Libertën e kam shumë shoqe të mirë dhe e njoh prej kur kam qenë fëmijë. Liberta ka qenë ndër vajzat më të bukura në shkollë. Fëmijët kapeshin për tu rrahur për të”, thotë Ledri.
VIDEO E PLOTË MË POSHTË: