Liberta ‘paralajmëron’ vajzat: ‘Euu çfarë djali po ju pret në Big Brother’

By

Nisja e Big Brother VIP Kosova është çdo herë e më afër dhe këtë na e ka lënë të kuptohet Liberta Spahiu.

Producentja që në format ka mbi vete kastingun nuk është duruar pa zbuluar pak nga njëri prej banorëve.

Ajo ka ndarë një shkrepje në Instagram të një djaloshi (ende misterioz) me një mbishkrim që vetëm se e shton kureshtjen.

‘Euuu euuuu çfarë djali po ju pret në këtë sezon të Big Brother’, është shprehur Spahiu.

Menjëherë në rrjet, konkretisht në Instagram dhe TikTok ka nisur ‘gjahu’ për ta kuptuar përmes pak detajeve se për kë bëhet fjalë.

Vajza, banori në fjalë definitivisht do jetë një arsye më shumë për të qëndruar para ekranit. Kaq mund të themi ne të Prive aktualisht! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm