Liberta na e tha, këto janë sipas saj dy shqiptaret që vishen më së bukuri

By

Vet një nga vajzat e ekranit që i kushton shumë vëmendje pamjes së saj.

E kuruar dhe gjithnjë e veshur sipas trendeve të fundit, e jo rrallë në Instagram e kemi parë me veshje të markave luksoze.

Sipas fotografive të moderatores së emisionit Prive në Klan Kosova, Liberta Spahiut, në dollapin e saj ka Louis Vuitton, Balenciaga, Valentino, Yves Saint Laurent e e tjera marka të etiketuara si luksoze.

Ndërsa që nga fillimi i karrierës, ajo vishet për emisionet e përjavshme e në paraqitjet e tjera publike, nga dizajneri kosovar Valdrin Sahiti.

Mirëpo, kush janë dy shqiptaret që vishen më së bukuri sipas saj?

Sot në Instastory të Instagramit, Spahiu ka publikuar një fotografi ku i ka vënë fotografitë e dy vajzave: blogeres dhe trashëgimtares së Top Medias, Lori Hoxhës dhe blogeres tjetër shqiptare Aureta Thomollari.

Dhe Liberta ka shumë të drejtë, të dyja vajzat po që kanë shumë stil!

Artikuj të ngjashëm