Liam Neeson protagonist në filmin që trajton krimet e luftës në Kosovë

By

Të gjithë kemi parë të paktën “Taken 1” dhe njohim Markun nga Tropoja.

Rrjedhimisht edhe vetë aktori fitoi famë në vendet shqipfolëse, si protagonisti i filmit që nxjerr në pah mafian shqiptare.

Aktori Liam Neeson prapë do të jetë protagonist në një film, por që përshkruan një tjetër realitet shqiptar.

Bëhet fjalë për filmin e zhanrit thriller “Charlie Johnson in the Flames”, nën regjinë e Tarik Salehit. Ndonëse ende në fazën e paraproduksionit, ky projekt bazohet në përshtatjen e romanit me po të njëjtin titull të autorit kanadez Michael Ignatieff.

Charlie Johnson in the Flames.jpg

Gazetari amerikan Charlie Johnson dhe kameramani i tij polak Jacek hetojnë dhunën që po ndodh në Kosovë. Ndërsa në territorin e okupuar nga serbët, ku ka pasur luftime të njëpasnjëshme guerile, ata fshihen në një shtëpi që i përket një familje myslimane. Ata shohin një njësi patrullimi serbe shkatërrojnë një shtëpi dhe ndezin në zjarr një grua që po tentonte të ikte. Një Charlie i tmerruar përpiqet të ndihmojë gruan por ajo vdes në një spital fushor Amerikan. Ngjarja përndjek Charlie, edhe pasi ai të kthehet në familjen e tij në Angli. Në përpjekje për të kuptuar se si dikush mund të justifikonte veprime të tilla, Charlie gjurmon zyrtarin përgjegjës për ta pyetur atë pse bëri atë që bëri.

Artikuj të ngjashëm