Ka pak kohë që është zhdukur nga skena dhe nuk ka sjellë projekte të reja.
Por siç duket, këngëtarja e famshme Leonora Poloska, ka qenë e zënë me punë të tjera, siç është krijimi i familjes.
Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, e ka bërë me dije se është në pritje të fëmijës.
Këngëtarja duket se është në prag të lindjes, ngase nga imazhi i publikuar, shihet që barku i është fryrë goxha shumë.
Leonora është e martuar me kantautorin Andin Randobrava, dhe tani dashuria e tyre do bekohet me ardhjen në jetë të një fëmijë. /Prive.al