Leonardo DiCaprio reagon sërish – tani ka një thirrje për politikanët shqiptarë

By

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, sërish i ka dalë në ndihmë iniciativës për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri.

DiCaprio i është bashkuar nismës për t’i thënë stop ndërtimit të HEC-eve, rrezikimit të ujit dhe biodiversitetit në zonat përreth këtij lumi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë pamje të lumit, ndërsa nxiti autoritete shqiptare ta krijojnë sa më shpejt Parkun Kombëtarë Vjosa.

Në këtë postim ai gjithashtu ka etiketuar edhe krerët politikë.

Po ashtu ai kërkoi që të shpërndahet videoja dhe të kërkohet nga Edi Rama, Lulzim Basha Monika Kryemadhi dhe Ilir Met të bëjnë të njëjtën gjë. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Artikuj të ngjashëm